Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kek tigani (pancakes) me boronica dhe mjaltë

Kek tigani (pancakes) me boronica dhe mjaltë
November 26
16:55 2017

Ndoshta ky është ushqimi më i përhapur amerikan në gjithë botën dhe që ne blogerat dashurojmë ta fotografojmë, unë me fashion food-in do ti përshtasja në çdo veshje. Këtu sot po sjell recetën bazë të tyre, ju mund t’i shoqëroni me çfarë keni më shumë dëshirë, të miat janë me mjaltë dhe boronica.

Përbërësit:
Për 12-14 kek tigani
125 gr. miell 00
25 gr. gjalpë i shkrirë
2 vezë të mëdha në temperaturë ambienti
200 ml. qumësht
1 lugë të vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira
1 lugë të vogël ekstrakt vanilje
15 gr. sheqer
Për dekorimin
mjaltë
boronica

 

Përgatitja

Për ti rënë më shkurtë dhe për rezultate më të shkëlqyera, unë i vendos të gjithë përbërësit e kekëve në një blender ose në makinerin e smoothiet dhe i përziej derisa masa të jetë e fryrë dhe shkumoze.
Pas këtij hapi, vendoseni brumin në frigorifer të pushoj për 30 minuta.
Më pas nxehni fortë një tiganë në zjarr të mesëm lyeni fundin e tij me pak gjalpë dhe derdhni në të nga një garuzhe brum. Lëreni të piqet derisa në sipërfaqe të krijohen bulza, është koha që duhet ta ktheni.
Veproni në këtë mënyrë dhe për pjesën tjetër të brumit.
Shërbejini të nxehta me mjaltë dhe boronica.
Shënim: mund të ruhen në frigorifer të mbyllura hermetikishtë për 2-3 ditë. Në momentin që do i shërbeni, mjafton t’i ngrohni përsëri. /Blitz.al/

 

Kek tigani (pancakes) me boronica dhe mjaltë

Shperndaje