Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kek tigani me hime tërshëre dhe çokollatë

Kek tigani me hime tërshëre dhe çokollatë
June 16
20:33 2016

Kjo recetë, përveçse është shumë e shëndetshme pikërisht me shtimin e himeve të tërshërës në të është një alternativë ndërmjet një pjate për mëngjes dhe një ëmbëlsire të lehtë pas darkës. Zgjedhja është e juaja.

Përbërësit:
• 100 g çokollatë e zezë
• 2 vezë
• 100 g miell tërshëre
• 2 lugë mjaltë
• 2 lugë qumësht
Pjesa tjetër:
• luleshtrydhe
• mjaltë

Përgatitja:

Nga mielli i tërshërës hiqni tri lugë dhe pjesën tjetër siteni për të përfituar himet, të cilat do t’i shtojmë te pjesa e miellit që hoqëm mënjanë.
Shkrini çokollatën me qumështin, rrihni vezët mirë me mjaltin dhe shtoni tek ajo çokollatën e shkrirë, pastaj miellin me himet, përziejini mirë. Vendosni në zjarr një tigan me fund që nuk ngjit dhe shtoni në të një garuzhde nga brumi. Lëreni të piqet nga një anë në zjarr të ulët derisa të formohen bulëzat dhe kthejeni me shumë kujdes. Piqeni pak sekonda edhe nga kjo anë. Shërbejeni me copa luleshtrydheje dhe mjaltë sipër.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/kek-tigani-me-hime-tershere-dhe-cokollate/

Komento
Etiketimet
Shperndaje