Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kek me qershi

Kek me qershi
July 16
18:35 2016

Kur themi kek mendja na shkon te përgatitja më e thjeshtë që ekziston. Ndaj nuk ka  më të thjeshtë se kjo recetë. E përshtatshme për mëngjes, si ëmbëlsirë për fëmijët dhe për të shoqëruar kafenë ose çajin e pasditës.

Përbërësit:

  • 300 g qershi të pastruara nga bërthama
  • 2 vezë
  • 100 g Sheqer
  • 50 g gjalpë i shkrirë
  • 1 gotë qumësht
  • 250 g miell
  • 1 pako vanilje
  • 1 pako  pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • 1 lugë të vogël me lëkurë limoni të grira në rende

Për dekorin:

  • sheqer pluhur
  • mendër

Përgatitja:

Përzieni vezët me sheqerin derisa të bëhen shumë të fryra dhe shkumoze, shtoni gjalpin e shkrirë dhe përziejini vazhdimisht derisa të lidhen bashkë. Shtoni qumështin dhe lëkurat e limonit.

Përzieni miellin me vaniljen, pluhurin pjekës dhe shtojeni te masa me vezë duke e situr. Përziejeni me një spatul kuzhine që mos t’i ulni volumin.

Lyeni me gjalpë  një tavë me diametër  28 cm dhe pluhuroseni me miell. Shtoni brumin në të dhe zhysni me kujdes një nga një qershitë.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30-40 minuta.

Pluhuroseni me sheqer pluhur dhe dekorojeni me gjethe mendre para se ta shërbeni.

Burimi:Adda’s all

Kek me qershi

Komento
Etiketimet
Shperndaje