Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kek me qershi

Kek me qershi
May 14
17:06 2017

Përbërësit:

300 g qershi të pastruara nga bërthama
2 vezë
100 g sheqer
50 g gjalpë i shkrirë

1 gotë qumësht
250 g miell
1 pako vanilje
1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira

1 lugë të vogël me lëkura limoni të grira në rende

Për dekorin:

sheqer pluhur

mendër

Përgatitja:

Përzieni vezët me sheqerin derisa të bëhen shumë të fryra dhe shkumoze, shtoni gjalpin e shkrirë dhe përziejeni vazhdimisht derisa të lidhen bashkë. Shtoni qumështin dhe lëkurat e limonit.

Përzieni miellin me vaniljen e pluhurin pjekës dhe shtojeni te masa me vezë duke e situr. Përziejeni me një spatul kuzhine që mos t’i ulni volumin.

Lyeni një tavë me diametër 28 cm me gjalpë dhe pluhuroseni me miell. Shtoni brumin në të dhe zhysni me kujdes një nga një qershitë.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30-40 minuta.

Pluhuroseni me sheqer pluhur dhe dekorojeni me gjethe mendre para se ta shërbeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje