Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Katrorë çokollate-Brownies

Katrorë çokollate-Brownies
March 18
11:21 2016

Një ëmbëlsirë amerikane, një rrugë e mesme ndërmjet një torte të butë me çokollatë dhe një biskote. Fare të lehta për tu përgatitur. Mund ti kosnumoni për mëngjes ose për zemër ose si një ëmbëlsirë e lehtë mbas një darke të thjeshtë. Unë u nisa për ti bër  sa më të shëndetshëm dhe përdora sheqer kaf, gjalpë shtëpie, miell integral por në fund harrova dhe  pluhërosa me sheqer pluhur. Akoma më vjen të qesh me të madhe sa here e mendoj.

 

Perberesit 0

 

 

175 gr. gjalpë

2 vezë

200 gr. çokollatë e zezë

100 gr. sheqer kaf ose sheqer normal

70 gr lajthi por mund ta bëni dhe pa to

1 lugë e vogël pluhur pjekës për ëmbëlsira

100 gr. miell 00 ose integral

2 lugë kakao pa sheqer

pakëz kripë

 

Pergatitja

 

 

Vendosni gjalpin të shkrihet në banjomari dhe shtoni në të copëzat e çokollatës dhe kakaon, lëreni të shkrijen sëbashku derisa masa të jet lisho.

Ndërkohë rrihni vezët me sheqerin derisa të jen shkumoze, shtoni çokollatën e shkrirë dhe përzijini përsëri me rrahësin elektrikë. Bashkoni miellin me pluhurin pjekës dhe kripën dhe shtoini duke situr te masa me çokollatë dhe vezë. Përzijini përsëri dhe shtoni lajthit.

Vishni një tavë katrore 20×28 cm me një letër furre dhe hidhni në të brumin. Piqeni në furrën e ngrohur më parë në 180° për 40 minuta. Lëreni të pushoje nja 20 minuta para se ta prisni në katror.

 

Përzgjedhur nga: addasall.com

Shperndaje