Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karrota furre, një kontorno perfekte për ditët e vjeshtës

Karrota furre, një kontorno perfekte për ditët e vjeshtës
September 24
18:26 2017

 

Përbërsit:

  • 300 gr. karrota te vogla
  • 1 luge gjalpë
  • 2 luge mjaltë
  • 2 lugë mustard
  • 1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • lëngu i 1 limoni
  • 1 lugë e vogël kripë
  • pak piper të zi
  • një tufë e vogël kopër

Përgatitja:

Qëroni karrotat dhe vendosni të ziejnë në ujë me kripë për 10 minuta.

Hiqni dhe vendosni në një enë.

Shkrini gjalpin dhe përzijeni mjaltin, mustardën, lëngun e limonit, kripë, piper, vajin dhe shtojani sipër karrotave. Përzijeni mirë e mirë me duar dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose kur shikoni që janë thekërisur mirë sipër dhe janë zbutur.

Shërbejini me koper të grirë imët  si kontorno me mishrat e bardhë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje