Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karpaçio (carpaccio) skampi

Karpaçio (carpaccio) skampi
June 14
20:21 2016

Termi carpaccio (karpaçio) në gjuhën tonë tingëllon i ri. Ka të bëjë me mishin ose peshkun e rrahur, të transformuar në fleta të holla dhë të marinuara me kripë, piper dhe vaj ulliri. Dhe me shtimin e ndonjë përbërësi tjetër, sipas dëshirës. Sot kemi karpaçio prej skampi.

Përbërësit:

  • 400 g skampi
  • pak kripë dhe piper të zi
  • pak vaj ulliri
  • disa kokrra shegë

 

Përgatitja:

Pasi e kemi pastruar skampin nga gëzhualli, koka dhe fija e brendshme e zezë e shtrojmë mes dy letrave furre të lyera me pak vaj. I rrahim lehtë me rrahësen e mishit derisa të shikoni që tuli është transformuar në një fileto të hollë. Siç i kemi kështu në letër i transferojmë në frigoriferë të pushojnë rreth 30 minuta. I servirim të marinuara me kripë (unë i bëra me kripën e kuqe të himalajeve) piper të zi dhe kokrra shege.

Serviret e ftohtë.

Etiketimet
Shperndaje