Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karota furre, një kontorno perfekte për ditët e vjeshtës

Karota furre, një kontorno perfekte për ditët e vjeshtës
October 04
13:06 2016

Me pak përbërës, karota, që shpesh është vetëm një përbërës ndihmës në një recetë, këtu bëhet përbërësi kryesor dhe shumë i shijshëm.

Përbërësit:

  • 300 g karota të vogla
  • 1 lugë gjalpë
  • 2 lugë mjaltë
  • 2 lugë mustardë
  • 1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • lëngu i 1 limoni
  • 1 lugë e vogël kripë
  • pak piper të zi
  • një tufë e vogël kopër

Përgatitja:

Qëroni karotat dhe vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 10 minuta.

Hiqini dhe vendosni në një enë.

Shkrini gjalpin dhe përzieni mjaltë, mustardë, lëng limoni, kripë, piper, vaj dhe shtojani sipër karotave. Përziejini mirë e mirë me duar dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30 minuta ose kur të shikoni që janë thekur mirë sipër dhe janë zbutur.

Shërbejini me koper të grirë imët  si kontorno me mishrat e bardhë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje