Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karkaleca të mbështjellë me petë

Karkaleca të mbështjellë me petë
May 27
18:42 2016

Karkaleca të mbështjellë me petë është një “finger – food” me shije orientale. Karkalecat të mbështjellë me petë të shoqëruar me salcë soje – një antipastë shumë e mirë, shoqërohet me birrë te ftohtë ose me verë të bardhë.

Përbërësit:

karkaleca (sipas dëshirës)

1  pako me peta të gatshme të freskëta ose mund t’i bëni vetë

pak gjalpë i shkrirë

salcë soje

kripë

1 hurdhër

Përgatitja:

Pastroni karkalecat nga gëzhualli dhe fija e zezë, duke u lënë vetëm kokën, por edhe këtë sipas dëshirës mund t’ia hiqni. Në banakun e punës shtroni një petë, lyejeni me gjalpë të shkrirë dhe priteni në shirita me gjerësinë e trupit të karkalecit. Sipër një shiriti pete vendosni karkalecin, hidhini kripë, lyejeni pak me gjalpë të shkrirë dhe të aromatizuar me një hudhër dhe filloni mbështilleni me petën. Në fund lyejeni me gjalpë përsëri sipër. Bëni kështu edhe për pjesën e mbetur të karkalecave. Vendosini të piqen në një tavë me letër furre poshtë në 200°C për 15 minuta ose derisa të shikoni që sipërfaqja e petës është bërë krokante. Shërbejini menjëherë me salcë soje anash për t’i ngjyer në të.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje