Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karkaleca “Saganaki”

Karkaleca “Saganaki”
May 07
17:33 2016

Karkaleca “Saganaki” është një recetë greke. Masat e përbërësve nuk janë fikse, por në varësi të personave që do ta konsumojnë. Receta parashikon përdorimin e karkalecave të qëruar.

Përbërësit:

  • karkaleca
  • salcë domatesh
  • djathë të bardhë
  • hudhra
  • vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi
  • rigon

Përgatitja:

Grini imët disa thelpinj hudhra dhe vendosini të kaurdisen me pak vaj ulliri. Sapo vaji të aromatizohet shtoni salcën e domateve në të. Kriposeni dhe shtoni piper të zi të bluar në çast, rigon dhe lëreni të gatuhet në zjarr të ulët. Nëse është trashur dhe ju duket akoma e thartë shtoni një gotë ujë. Ndërkohë pastroni karkalecat nga zhgualli i trupit dhe fija e zezë. Kokën lërjani sepse i jep salcës akoma më shumë shije.

Kur salca të jetë gati, vendoseni në një tavë, sipër vendosni karkalecat, kriposini shtoni akoma pak vaj dhe piper të zi dhe lërini të piqen në  furrën e nxehur më parë në 200° për rreth 3o minuta. Provojeni salcën përsëri nëse ka shijen e gjallë apo jo, nëse ju rezulton e tillë lëreni akoma në furrë. Pastaj shkërmoqni djathin sipër dhe lëreni pak minuta në furrë derisa djathi të theket paksa. Shërbejeni me rigon sipër dhe feta buke të thekur.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje