Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karkaleca me kripë dhe marinaturë

Karkaleca me kripë dhe marinaturë
July 05
20:07 2016

Sot po ju shkruaj një tjetër recetë të karkalecave me kripë. Te kripa kam shtuar të bardhën e vezës, siç bëj edhe me peshkun, dhe përgatita një marinaturë speciale me erëza të ndryshme. Mund t’i shërbeni si një antipastë ose një pjatancë të vetme për të ftuarit.

Përbërësit:

  • 700 g karkaleca të mëdhenj
  • 1 kg kripë e trashë
  • 500 g kripë e imët
  • 2 thelb hudhër
  • 2 të bardha veze

Pjesa tjetër:

  • vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 limon
  • disa gjethe majdanoz
  • disa kokrra piper rozë
  • 2 thelpinj hudhra

Përgatitja:

Mundohuni t’i hiqni fijen e zezë karkalecave nga boshllëku që ndodhet mes trupit dhe kokës ose duke bërë një të çarë në kurriz dhe t’ia nxirrni me një kunjë dhëmbësh.

Formoni të bardhën e vezëve në shkumë dhe përziejeni me kripën. Bëni një shtresë me kripë në një tavë dhe sipër vendosni karkalecat, shtoni në mes edhe thelpinjtë e hudhrave dhe mbulojini karkalecat me pjesën tjetër të kripës.

Piqini në furrën e nxehur më parë në 220° për 7-10 minuta. Jo më shumë sepse karkalecat ju thahen dhe mezi ju qërohen.

Përgatisni marinaturën duke shtuar te vaji hudhrat e grira, lëng limoni, piperin rozë dhe majdanozin e grirë.

Kur karkalecat të jenë gati, qërojini dhe shoqërojini me marinaturën.

IMG_5013

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/karkaleca-me-kripe-dhe-marinature/

 

 

Etiketimet
Shperndaje