Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karkaleca furre me gjalpë dhe ullinj

Karkaleca furre me gjalpë dhe ullinj
September 28
17:05 2016

Përbërësit:

  • 1 kg karkaleca
  • 2 lugë të vogla paprika
  • 50 g gjalpë
  • një dorë ullinj të zinj
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 2 lugë galetë
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • pak majdanoz

Përgatitja:

Shkrini gjalpin dhe përziejeni me hudhrat e shtypura. Lyeni një tavë me vajin e ullirit  dhe spërkateni me pak galetë. Rendisni në tavë karkalecat e qëruar, shtoni kripë, piper të zi, galetën, paprikan, ullinjtë dhe sipër shtoni gjalpin. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200°C për 25 minuta, kur janë thekur mirë sipër.

Shërbejini me majdanoz të grirë sipër./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje