Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Karkaleca furre me gjalpë dhe ullinj

Karkaleca furre me gjalpë dhe ullinj
May 23
20:37 2016

Një recetë shumë e shijshme dhe shumë e lehtë për t’u gatuar.

Përbërësit:

  • 1 kg karkaleca
  • 2 lugë të vogla paprika
  • 50 g gjalpë
  • një dorë ullinj të zinj ose kallamata
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • 2 lugë galetë
  • Pak kripë dhe piper të zi
  • 1 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • pak majdanoz

Përgatitja

Shkrini gjalpin dhe përziejeni me hudhrat e shtypura. Lyeni një tavë me vajin e ullirit dhe spërkateni me pak galetë. Rendisni në tavë karkalecat e qëruar, shtoni kripë, piper të zi, galetën, paprikan, ullinjtë dhe sipër shtoni gjalpin. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 200°C për 25 minuta.

Shërbejini me majdanoz të grirë sipër.

Komento
Etiketimet
Shperndaje