Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kapreze me patëllxhan

Kapreze me patëllxhan
July 20
19:15 2016

Një version tjetër i sallatës së njohur italiane capresa (kapreze). Sot me shtimin e patëllxhanit dhe e prezantuar në një tjetër mënyrë.

Përbërësit:

  • patëllxhan
  • mozzarela(mocarela)
  • disa gjethe majdanoz
  • 1 hurdhër
  • pak vaj ulliri ekstra i virgjër
  • kripë dhe piper i zi
  • domate
  • pak rigon

Përgatitja:

Lani patëllxhanët dhe pritini në rrathë. Vendosini sipër skarës së nxehur dhe piqini nga te dyja anët. Hiqini dhe kriposini, ruajini mënjanë. Prisni mocarelën në feta dhe lëreni mënjanë që të humbë pak nga uji i saj. Prisni domaten në feta.

Në një mikser shtoni majdanozin, pak kripë dhe piper të zi, hudhrën dhe pak vaj ulliri. Grijini derisa të përfitoni një salcë të hollë. Kompozoni pjatën duke alternuar patëllxhan, mocarela dhe domate ndërmjet tyre dhe çdo shtresë spërkateni me pak rigon. Sipër marinojeni me salcën e përfituar dhe rigon. Shërbejeni menjëherë.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/capresekaprezeme-patellxhan/

 

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje