Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kallamar i mbushur me thërrime buke

Kallamar i mbushur me thërrime buke
August 12
13:31 2016

Përbërësit:

  • 4 kallamarë
  • 1 spec djegës
  • 3-4 feta buke me gjithë koren
  • 1 qepë
  • 1 tufë borzilok
  • 1 gotë verë e bardhë
  • kripë dhe piper i zi
  • 1 limon
  • 1 lugë ullinj pa bërthamë, ullinj Kallamate do ishte më mirë
  • 2 thelpinj hudhër
  • pak vaj ulliri

Përgatitja:

Pastroni kallamarin nga të brendshmet dhe nga dhëmbi. Tentakulat dhe krahët hiqjani dhe pritini në copa shumë të vogla. Grini bukën në thërrime të vogla. Grini qepën imët së bashku me hudhrat dhe pak spec djegës. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisni qepën, hudhrat dhe specin djegës. Shtoni dhe tentakulat dhe krahët e prera në copa të kallamarit dhe kaurdisini mirë së bashku. Shtoni edhe ullinjtë e grirë dhe thërrimet e bukës. Përziejini për disa sekonda derisa buka të jetë kaurdisur mirë dhe shuajeni me verë të bardhë. Lëreni që vera të avullojë dhe rregulloni shijen me kripë,piper të zi dhe borzilok të grirë.

Me këtë komposto mbushni brenda kallamarin dhe mbyllni grykën e tij me një kunj dhëmbësh që mos të dalë jashtë mbushja. Shtoni përsëri pak vaj ulliri te i njëjti tigan dhe vendosni të skuqen kallamarët. Skuqini mirë nga të gjitha anët dhe jo më shumë se 10 minuta pasi kjo është koha optimale për skuqjen. Nëse i lini më shumë do të bëhen si llastik. Shuajini me lëng limoni dhe lëvizni tiganin para e mbrapa në mënyrë që lëngu i limonit dhe yndyra të krijojnë  një salcë të hollë.

Shërbejeni të ngrohtë me salcën që ka formuar./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/kallamar-i-mbushur-me-therime-buke/

Shperndaje