Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Kadaif me arra, rrush të thatë dhe 4 aroma

Kadaif me arra, rrush të thatë dhe 4 aroma
September 03
18:51 2017

Përbërësit:

  • 1 kg kadaif i freskët
  • 2 filxhanë çaji arra të qëruara
  • 1 filxhanë kafe rrush të thatë
  • 200 g gjalpë
  • 2 lugë sheqer.

Për sherbetin

  • 750 ml ujë
  • 1 kg sheqer
  • 2-3 karafila
  • 2 feta xhenxhefil
  • 1 shkop kanelle
  • 2 yje anasoni

 Përgatitja:

Copëtojini  arrat me duar dhe një pjesë të tyre përziejini me 2 lugë sheqer. Shtroni kadaifin, errni një pjesë prej tij dhe  i vendosni pak nga përzierja e arrave me sheqer dhe mbështilleni në formë roleje. Ekstremitetet ia mblidhni  mirë brenda në mënyrë që mbushja mos të dalë. Vazhdoni kështu për gjithë pjesën tjetër dhe shtrojeni në një tavë.  Sipër i hidhni  gjalpin e shkrirë dhe disa copa të vogla gjalpi. Shtoni edhe pjesën tjetër të arrave  të mbetura.

Vendoseni  të piqet në furrë në 140° për rreth 1 orë. Duhet të jetë bërë krokant dhe me ngjyrë të artë. Fikni  sobën dhe lëreni të ftohet plotësisht.

Ndërkohë përgatisni sherbetin duke tretur në ujë sheqerin, shtoni dhe erëzat dhe vendoseni në zjarr të mesëm derisa të marre valë; duhet të llogarisni ta lini rreth 10 minuta mbas valës së parë. Fikni zjarrin dhe lëreni të vaket.

Shtoni rrushin e thatë sipër kadaifit.

Kur të jetë gati sherbeti  shtojeni sipër kadaifit dhe lëreni deri sa të njomet plotësisht i mbuluar.

Një ditë e tërë do ishte ideale./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje