Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Jufka me kaposh në furrë

Jufka me kaposh në furrë
November 12
17:00 2016

Jufkat, pjatë e origjinës së Malësisë së Madhe, të gatuara në këtë mënyrë bëhen një pjatancë e vetme për t’u konsumuar gjatë një dreke ose darke familjare.

Përbërësit:

  • 1 kaposh 1 kg
  • 1 kg jufka
  • pak gjalpë
  • kripë
  • 100 g arra të qëruara

Vendosni kaposhin të ziejë me ujë te bollshëm me kripë. Mos e zieni shumë që mos t’i prishet forma. Ruajeni lëngun e tij. Vendoseni në një tavë të lyer me gjalpë dhe mbusheni me arra. Piqeni në furrën e nxehur më pare në 180° për 40 minuta ose derisa të shikoni që  është skuqur mirë nga të gjitha anët.

Në tavën ku poqët kaposhin shtroni jufkat e skuqura, llogarisni të shtoni rreth 1 litër e gjysmë nga lëngu ku zjetë kaposhin.  Vendoseni përsëri në furrë për 5-10 minuta derisa jufkat të ziejnë. Duhet të jenë pak të lëngshme.

Shërbejeni në tavolinë siç i nxorët nga furra me tavën e tyre, akoma të nxehta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje