Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju tregojmë mënyrën se si t’i gatuani perimet në mënyrë që t’u merrni sa më shumë vlera ushqyese

Ju tregojmë mënyrën se si t’i gatuani perimet në mënyrë që t’u merrni sa më shumë vlera ushqyese
April 03
09:34 2017

Sigurisht që shumica e dietologëve bien në një mëndje që mënyra më e mirë e të konsumuarit të produkteve ushqimore është në mënyrë organike, e freskët dhe jo e procesuar. Edhe pse frutat dhe perimet janë më të mira kur konsumohen të gjalla, surprizues është fakti se disa prej tyre duhet të gatuhen më parë në mënyrë që të nxjerrin vlerat e tyre ushqyese ashtu siç duhet.

Sipas dietologëve, perimet që duhet të konsumohen të gjalla për të marrë të gjitha vlerat e tyre ushqyese janë: brokoli, qepa, specat dhe hudhrat.

Ndërkohë, perimet të cilat më parë duhen gatuar (por jo zier sepse i humbin disa prej vlerave ushqyese por thjesht në skarë apo në tigan me pak vaj ulliri) janë: karotat, domatet, spinaqi, lakra, asparagu dhe kërpudhat.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje