Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ju tregojmë mënyrën se si të konsumoni mish të kuq dhe të mos shtoni kalori

Ju tregojmë mënyrën se si të konsumoni mish të kuq dhe të mos shtoni kalori
April 20
08:56 2017

Dietologët kohët e fundit kanë vënë alarmin për mishin. Kjo sepse prej mishit të kuq ne marrim shumë yndyrë dhjamore dhe shumë kalori. Por nga ana tjetër, ky mish është i nevojshëm për ne sepse përmban proteina, që janë shumë të rëndësishme sidomos për ata që pëlqejnë edhe aktivitetin fizik.

Nëse doni të konsumoni mish të kuq, mund ta bëni vetëm se duhet të keni parasysh disa rregulla të thjeshta, në mënyrë që të mos shtoni kalori dhe ta përdorni në favorin tuaj. Ka dy gjëra të rëndësishme që duhet të keni në mendje kur vjen fjala te mishi i kuq: sasia dhe pjesa e mishit që konsumoni.

Në mënyrë që të merrni më të mirat nga mishi i kuq nuk duhet ta konsumoni më shumë se 2 herë në javë, ndërkohë që sasia e copës së mishit nuk duhet ta kalojë përmasën  e një smartphone-i, siç është për shembull, iPhone-i. Gjithashtu duhet të konsumoni gjithmonë pjesën e filetos, sepse është mishi me vlerat më të larta ushqyese.

Mos e ngarkoni mishin me salca të ndryshme, mjafton një sallatë ose disa perime të skarës për ta shoqëruar. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje