Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

I kemi ruajtur gabim ushqimet gjithë kohës: Ja cilat produkte duhet të ruani në frigorifer dhe cilat jo!

I kemi ruajtur gabim ushqimet gjithë kohës: Ja cilat produkte duhet të ruani në frigorifer dhe cilat jo!
December 01
23:21 2017

Janë disa gjëra që ne nuk i mendojmë gjatë, thjesht i bëjmë sepse biem pre e rutinës. Një nga këto veprime është ndarja e produkteve që ruajmë në frigorifer dhe e produkteve që i ruajmë në temperaturë ambienti. Megjithatë, kurrë nuk e vrasim mendjen se ndoshta po t’i vendosnim disa nga produktet që ruajmë në ambient tek frigoriferi ato do të kishin vlera më të larta ushqyese.

Ndaj një studim i ndërmarrë nga Agjensia e Standardeve të Ushqimit në SHBA ka habitur gjithë konsumatorët të cilët tashmë i duhet të ndërrojnë rutinën e tyre.

  1. Shampanja (Nuk duhen ruajtur në frigorifer por në një zonë që është e freskët dhe pa dritë, siç mund të jetë përshembull një bodrum dhe ju duhet ta vendosni në frigorifer vetëm 1 orë përpara konsumimit)
  2. Djathi (mos e coptoni atë në copëza përpara se ta ruani në frigorifer. Përkundrasi ju duhet ta mbani kompakte siç është dhe të rrethuar me letër varaku në mënyrë që të mos thahet)
  3. Buka (Mos e ruani bukën në frigorifer sepse do të thahet akoma më keq. Nëse vini re se është shumë e thatë, mjafton të spërkasni pak ujë dhe më pas ta ngroni atë në sobë. Do të duket njësoj si e dalë nga furra)
  4. Domatet (Për ti ruajtur ato për një kohë të gjatë mund t’i fusni në frigorfer por nëse doni t’i konsumoni në shijen e tyre të vërtetë duhet t’i lini në temperaturë ambienti)
  5. Majdanozi (Fusni tufën e majdanozit në një vazo me ujë larg diellit dhe dritës)
  6. Avokado & Banane (vetëm në rast se doni t’i ruani futini në frigorifer por nëse doni të merrni gjithë vlerat ushqyese duhet t’i mbani në temperaturë ambienti)
  7. Ketchup (nëse e mbaroni deri në një muaj, lëreni jashtë, nëse nuk e mbaroni dot atëherë vendosni në frigorifer që në fillim)
  8. Qepër & patatet (vendosni në një kovë jo të thellë me pak ujë në ambient të freskët, zakonisht në ballkon)
  9. Vaji (mund ta mbani në frigorifer për t’i ruajtur vlerat ushqyese)
  10. Vezët (mjafton t’i krijoni një ambient 20 gradë celcuis por nuk ka rëndësi nëse i vendosni brenda apo jashtë frigoriferit)
  11. Mollët, portokallet (duan ambient të freskët dhe të ndara nga njëra tjetra në qese. Mund t’i ruani në frigorifer por mos e ulni shumë gradacionin e temperaturës sepse atëherë humbin vlerat ushqyese)

/Blitz.al/

Shperndaje