Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hiq dorë nga mishi. Shpëto miliona jetë!

Hiq dorë nga mishi. Shpëto miliona jetë!
April 06
09:11 2016

Të kesh një mik që ka zgjedhur të ushqehet si vegan, mund të jetë vërtetë e vështirë. Kjo sepse të dalat tuaja nëpër restorante mund të kthehen në konflikt të hapur përsa i përket porosisë së ushqimit. Mirëpo, duke iu referuar një studimi të fundit, kjo përqindje e vogël e njerëzve që kanë vendosur të kthehen në veganë mund të kenë të drejtë dhe kjo zgjedhje mund të jetë vërtetë gjeniale. Është zbuluar se të qënurit vegan, është celësi për të ruajtur planetin dhe miliona jetë njerëzish.

Duke iu referuar grupit kërkimor të Univeristetit të Oksfordit, veganizmi botëror do të ruante rreth 700 miliardë dollat deri në 1 triliardë dollar në vit përsa i përket kujdesit shëndetësor dhe do të ndërpriste ushqimin e procesuar deri në 70 përqind. Këto përfundime, që janë publikuar edhe në faqen zyrtare të Akademisë Nacionale të Shkencave në SHBA, janë të parat studime që shpjegojnë impaktin që ka dieta vegane në të gjithë botën përsa i përket shëndetit të njerëzve, por edhe ndryshimit të klimës.

Kështuqë, herën tjetër që vendosni të merrni një picë me proshutë, rimendojeni dhe porosisni në vend të saj një picë me perime!

Etiketimet
Shperndaje