Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Hallva me miell misri

Hallva me miell misri
November 24
12:33 2016

Përbërësit:

1 gotë miell misri

gjysmë gote sheqer

700 ml ujë të nxehtë

një grusht arra

2 lugë gjalpë

Përgatitja

Përgatisni sherbetin duke vënë ujin të përzierë me sheqerin në zjarr të mesëm deri sa të marrë valë.

Ndërkohë, në një enë që nuk ngjit shkrini gjalpin dhe hidhni në të miellin. Skuqeni derisa mielli të marrë ngjyrë karamel, Shtoni sherbetin kur të jetë gati dhe përziejeni mirë deri sa të përfitoni një brumë homogjen dhe pa kokrriza. Shtoni arrat e grira trashë dhe vazhdoni përzierjen derisa brumi të shkëputet totalisht nga anët e enës. Me ndihmën e lugës së njomur me ujë formoni forma me hallvën. Lëreni të ftohet plotësisht para se ta konsumoni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje