Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjoks pule me shije orientale

Gjoks pule me shije orientale
June 30
23:49 2016

Përbërësit:

  • 1 kokërr e vogël qepë e bardhë
  • 150 g kumbulla të thata
  • 400 g gjoks pule
  • 280 g oriz basmati
  • 150 g pana kuzhine
  • Pak xhenxhefil
  • piper
  • kripë
  • kerri (curry)
  • pak vaj ulliri
  • 1 thelb  hudhër
  • gjysmë gote verë  të bardhë

Përgatitja:

Në një tenxhere mesatare shtoni orizin, kripë, pak vaj ulliri dhe 560 ml ujë. Lëreni të ziejë derisa orizi të ketë thithur të gjithë ujin. Në një tigan me vaj ulliri shtoni qepën e grirë hollë me dorë dhe përziejini  herë pas here derisa ajo të marrë një ngjyrë ari. Më pas shtoni pulën e prerë ne formë kubikësh, shtoni kripë dhe piper mjaftueshëm. Pas 10 minutash në tigan shtoni xhenxhefilin e grirë imët  dhe kumbulla të prera në gjysmë. Pas 5 minutash gatimi në tigan, shuajeni me verë të bardhë dhe kur vera të avullojë shtoni panën e kuzhinës dhe kerrin duke e hequr tiganin nga zjarri, përziejini  derisa e gjithë masa të jetë homogjene. Shërbejeni menjëherë!

Burimi: Adda’s All

Gjoks pule me shije orientale

Etiketimet
Shperndaje