Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjoks pule me çikore të kuqe

Gjoks pule me çikore të kuqe
August 24
18:39 2016

Kjo sallatë ju ngop pa qenë nevoja të hani shumë.

Përbërsit:

  • 2 tufa të vogla çikore të kuqe
  • 2 gjokse pule nga 100 gr secili
  • 1 limon
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 2 lugë vaj ullri ekstra i virgjër

Përgatitja:

Vendosni zgarën ose një tigan që nuk ngjit në zjarr të nxehet mirë. Pastaj  vendosni në të gjoksin e pulës të piqet. Piqeni rreth 4-5 minuta në çdo anë. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.Kriposeni.

Prisni çikoren e kuqe dhe vendoseni në një sallatier.Veçmas përgatisni marinimin duke përzjerë lëng limoni me vajin pak kripë dhe piper të zi. Prisni dhe gjoksin e pulës në shirita te hollë. Shtojini tek çikorja. Sipër shtoni marinimin,përziheni që të njomen  të  gjithë përbërësit dhe shërbejeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/gjoks-pule-me-cikore-te-kuqe/

 

Shperndaje