Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjel i mbushur me bollgur dhe perime

Gjel i mbushur me bollgur dhe perime
December 20
19:48 2017

Një pjatë festive, tipike e ditës pushim ku është mbledhur gjithë familja dhe presin mrekullira nga duart e tua.

Recetë e shkëputur nga libri im i ri #tëdielave për të cilin do ju flas në një tjetër postim. Shijojeni dhe Gëzuar.

Jepini një valë gjelit në ujë me kripë për rreth 20 -25 minuta (jo me shumë pasi i prishet forma)

Kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Lëngun e tij filtrojeni dhe ruajeni mënjanë pasi na nevojitet për zierjen e bollgurit.

Gjalpin përziejeni i me kripën, piperin, lëkurat e limonit dhe sapo gjeli të jetë ftohur lyejeni me këtë përbërje duke e masazhuar mirë e mirë.

Kriposeni paksa gjelin edhe nga brenda.

Në lëngun e tij zieni bollgurin për 10 minuta. Kullojeni dhe ruajeni mënjanë.

Vendosni rrushin e thatë të njomet në ujë të ftohtë. Kur të jetë gati shtrydheni mirë me duar dhe ruajeni mënjanë.

Grini imët qepën dhe hudhrën dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit.

Shtoni karrotat dhe kërpudhat të prera në kubikë të vegjël, bizelet, gjethet e trumzës, dhe lëreni të gatuhen derisa perimet të jenë zbutur paksa dhe janë thekur në sipërfaqe. /Blitz.al/

 

Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime

Shperndaje