Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjel deti i mbushur me agrume

Gjel deti i mbushur me agrume
December 28
18:30 2016

Përbërësit:

  • 1 gjel rreth 3 kg
  • 100 g gjalpë
  • kripë dhe piper të zi
  • 1 gotë vere të bardhë
  • 2 limona
  • 2 portokaj
  • 2 mandarina
  • 1 mollë
  • pak vaj ulliri
  • disa degë trumze
  • disa gjethe sherbele
  • pak majdanoz
  • një tufë e vogël rozmarinë
  • 700 ml lëng vegjetal

Përgatitja:

Pastroni mirë gjelin e detit nga ndonjë pupël dhe papastërti. Thajani ujin e tepërt me letër kuzhine.

Kripeni gjalpin që është zbutur. Grini imët sherbelën, majdanozin dhe trumzën dhe bashkojini me gjalpin. Shtoni edhe pak piper të zi, lëkurën e një limoni të grirë imët dhe të portokallit. Bëni kujdes vetëm pjesën e tyre të sipërme, jo të bardhën pasi është e hidhur. Përziejeni mirë gjalpin derisa aromat të jenë lidhur mirë. Lyejeni gjelin mirë me gjalpin  dhe mundohuni ta fusni gjalpin edhe nën lëkurës e tij nga pjesa e qafës. Në këtë mënyrë do të përhapet në brendësi të gjoksit dhe do e mbajë mishin e tij edhe më të butë. Nëse keni kohë lëreni rreth 2 orë të pushojë, ideale do ishte nëse e përgatisni një natë më parë. Mbusheni brenda me limon, portokall, mandarina dhe mollë të prera në gjysmë dhe mbyllni fundin e tij me një spango kuzhine ose me kunja druri.

Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180° duke shtuar sipër edhe pak vaj ulliri në mënyrë që gjalpi mos të digjet shpejt, gotën me verë dhe lëngun e një limoni. Vendosni në tavë edhe disa degë rozmarine për aromë. Lëreni për rreth 30-40 minuta deri sa të ketë marrë pak ngjyrë të pjekur. Ulini gradët e furrës në 140° dhe lëreni të piqet për rreth 2 orë. Duhet ta njomni çdo 30 minuta ose edhe më shpesh me lëngun e tij dhe lëngun vegjetal. Nga fundi, nëse e doni edhe  pak më të kuqërremtë, çojini gradët te maksimumi  dhe lëreni të skuqet mirë për 10 minuta. Fikeni son dhe lëreni të pushojë disi, në këtë mënyrë gjithë lëngjet dhe shijet do të bashkohen.

Shërbejeni të ngrohtë me salca shoqëruese./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

 

 

Shperndaje