Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Galetë me “Nutella” dhe luleshtrydhe

Galetë me “Nutella” dhe luleshtrydhe
May 12
19:31 2016

Galetë për mëngjes ose si një ëmbëlsirë për kafenë ose çajin e pasdites.

Përbërësit:

  • 1 petë sfoljatë
  • 2-3 lugë “Nutella”
  • 200 g luleshtrydhe
  • 1 lugë sheqer
  • 2 lugë qumësht
  • disa gjethe mëndre
  • pak sheqer pluhur

Përgatitja: Hapeni petën sfoljatë, shponi fundin me pirun. Lyejeni me “Nutella” dhe sipër rendisni luleshtrydhet e prera në feta. Palosini anët dhe lyejini me pak qumësht  me ndihmën e një peneli kuzhine. Spërkateni komplet galetën me sheqer dhe piqeni në 200°C për 30 minuta.

Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni me gjethe mëndre për dekorim dhe sheqer pluhur.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje