Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fokaçe integrale me domate të vogla

Fokaçe integrale me domate të vogla
May 26
19:22 2016

Përbërësit për fokaçen:

  • 400 g miell integral
  • pak kripë të imët
  • 15 g maja birre
  • 5 lugë vaj ulliri
  • pak ujë të ngrohtë
  • 1 lugë e vogël sheqer kaf
  • rigon

Pjesa tjetër:

  • pak rigon
  • disa domate të vogla
  • pak kripë kokërrmadhe

Përgatitja:

Përzieni miellin me kripën, majanë e birrës, vajin dhe ujin duke i punuar me dorë ose në brumatriçe. Mbulojeni me një beze të lagur dhe lëreni të vijë në një vend të ngrohtë derisa volumi i tij të trefishohet.

Pasi të kalojë kjo kohë, njomni një tavë bollshëm me vaj dhe vendosni në të brumin, hapeni mirë me duar. Sipër ngjeshni domatet e lara, spërkateni me kripë të trashë dhe rigon dhe lëreni të vijë përsëri në një vend të ngrohtë për rreth 1 orë.

Pastaj piqeni në 180 për 20 minuta ose derisa shikoni që është pjekur.

Shënim: për një brumë akoma më të butë mund t’i shtoni pakëz sheqer.

Burimi: Adda’s All

 

Etiketimet
Shperndaje