Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Finok të furrës të thekrisur me salcë gorgonzola

Finok të furrës të thekrisur me salcë gorgonzola
June 01
17:55 2016

Dhe pse në brendësi të kësaj recete është salca e gorgonzolës e bërë me beshamel, prapë ngelet një recetë jo me shumë kalori. Një pjatë vegjetariane, e cila mund të shërbehet edhe si një vakt i vetëm e shoqëruar me një sallatë stine ose oriz basmati, por mund të jetë edhe një kontorno për filetot e mishit për ju që e konsumoni atë.

Përbërësit:

  • 4-5 finok
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi
  • 2-3 lugë beshamel
  • 100 g gorgonzola

Përgatitja:

Prisni finokun në feta mesatare dhe renditini në një tavë. Shtoni kripë, piper të zi dhe pak vaj ulliri sipër. Vendosini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C.

Ndërkohë, përgatisni beshamelën dhe shtoni djathin gorgonzola, përziejini derisa djathi të shkrihet dhe nëse ju del shumë i trashë shtojini akoma qumësht.

Këtë salcë shtojeni sipër finokëve që janë në furrë dhe lëreni të thekrisen mirë edhe disa minuta të tjera derisa sipërfaqja të jetë krokante dhe e kuqërremtë. Hiqeni, shtoni sipër “mustaqet” e finokut ose koper dhe shërbejeni.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje