Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Finok të furrës me ullinj

Finok të furrës me ullinj
January 25
17:45 2017

Përbërësit:

  • finok
  • një dorë ullinj Kallamata pa bërthamë
  • pak vaj ulliri
  • pak rigon
  • pak kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Lani finokët dhe prituni bishtin, pritini në feta shumë të holla. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe marinojini me kripë, piper të zi të bluar në moment dhe pak vaj ulliri. Piqini në furrën e nxehur më parë në 200° për 15-20 minuta. Hiqini, vendosini në një enë, shtoni rigon, ullinjtë dhe akoma pak vaj ulliri. Përziejini dhe shërbejini si garniturë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje