Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fileto pule me kërpudha kremoze

Fileto pule me kërpudha kremoze
March 21
00:53 2018

Një recetë tejet e shijshme që përgatitet shumë shpejtë, mund ta shoqëroni me oriz basmati ose integral për të pasur një vaktë komplet.

Filetot kaurdisini në tigan me vajin dhe piperin jeshil sa të thekërisen mirë. Kriposini dhe piperosini.

Hiqini dhe ruajini mënjanë.

Te i njëjti tigan kaurdisni dhe kërpudhat e prera në feta, hudhrat e grira imët, kriposini dhe piperosini. Lërini të ulin volumin dhe të thekërisen mirë dhe ato.

Bashkoni me kërpudhat dhe filetot e pulës dhe lërini paksa në tigan që të marrin shijen e kërpudhave. Ndërkohë bëni një marinaturë duke bashkuar bashkë, verën, lëngun e limonit,mustardën dhe gjysëm luge miell. Shuani me këtë marinaturë kërpudhat dhe mishin.

Kur në ajër nuk ndjeni më shijen e alkolit dhe salca është trashur paksa, janë gati.

Shërbejini akoma të ngrohta me pak bukë ose të shoqëruara me oriz basmati, oriz të zi, integral etj.

Fileto pule me kërpudha kremoze

Komento
Shperndaje