Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fileto levreku në kore erëzash të freskëta

Fileto levreku në kore erëzash të freskëta
May 31
20:23 2016

Recetë që bëhet në dy sekonda, mjafton që në shtëpi të keni erëzat e freskëta dhe ja ku keni një vakt shumë të shijshëm.

Përbërësit:

  • 1 fileto levreku ose peshkun që dëshironi rreth 400 g
  • 3-4 feta buke
  • Një dorë erëza të freskëta, si koper, mendër, trumëz, majdanoz, rigon
  • 2-3 speca djegës
  • 2 lugë djathë parmixhano i grirë
  • 2-3 lugë verë të bardhë
  • 2-3 lugë vaj ulliri
  • 2 thelpinj hudhra
  • Pak kripë

Përgatitja:

Vendoseni fileton në një tavë me letër furre poshtë dhe kriposeni paksa.

Në një mikser shtoni tulin e bukës, hudhrat, specin djegës dhe jepini një të bluar të shpejtë, pastaj shtoni erëzat, kripën, bluajini përsëri derisa masa të jetë e shkrifët dhe e bluar mirë. Vendoseni në një enë ku do të shtoni edhe djathin e grirë, vajin dhe verën, përziejini mirë që të keni një brumë të shkrifët, por të njomë. Me këtë brumë vishni komplet sipërfaqen  e peshkut me një shtresë  normale, as të hollë shumë, as të trashë. Shtoni akoma pak vaj sipër dhe piqeni në 200°C për 25-30 minuta derisa sipërfaqja të jetë kërce.

Shërbejeni me një sallatë stine ose patate furre, perime të pjekura ose të ziera etj.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje