Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Fashion Food inspiruar nga Maurizio Pecoraro – Kungull dimëror me paprika

Fashion Food inspiruar nga Maurizio Pecoraro – Kungull dimëror me paprika
March 31
07:53 2018

Inspiruar nga  Maurizio Pecoraro po sjell për ju këtë kungull dimëror me paprika. Një kontorno ideale për çdo lloj mishi ose një vaktë vegjetarian.

Nëse e përzieni me pas me rukola dhe sheg bëhet një vaktë ideal për tu marr me vete në punë.

 

Përbërësit:

400 gr.  Kungull

2 lugë të vogla paprika

1 lugë të vogël kripë

Pak piper të zi

Disa deg rozmarine

2-3 lugë vaj ulliri

Pak puhur hudhre

Përgatitja:

Kungullin priteni në feta të holla dhe vendoseni në një enë ku do të shtoni 2 lugë paprika, pak pluhur hudhre, kripë, piper të zi, dhe 2 lugë vaj ullir. Përzijeni mirë me duar dhe vendoseni në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni dhe disa deg rozmarine sipër dhe lëreni të piqet në 180°C derisa të jetë gati.

Shërbejeni si kontorno për ndonjë fileto mishi ose të shoqëruar me pak oriz të zi si një vaktë vegjetarian. /Blitz.al/

 

Shperndaje