Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ëmbëlsira japoneze “Raindrop”. Ja si ta gatuani

April 02
16:22 2016

1

1
Picture 1 of 4

Japonezët janë të çmendur pas këtij gatimi modern dhe unik. Kjo shije e re arriti në SHBA dhe natyrisht ka tërhequr vëmendjen dhe admirimin e të gjithëve. Kjo është një ëmbëlsirë transparente, e ngjashme me një pikë loti apo dhe pikë shiu, varet si e shihni.  A është e shijshme? Ndjenja për të ngrënë një ushqim të tillë, një ëmbëlsirë saktësisht, është pak e çuditshme, e habitshme, pasi duket sikur do të shndërrohet në ujë sapo ta futësh në gojë.

“Ne jua rekomandojmë”,- ka thënë një person që e ka provuar. Sipas informacioneve në internet, torta “pikë loti” është frymëzuar nga tradicionalja Mizu Shingen Japan. Është një ushqim i ftohtë dhe delikat, perfekt për gojën tuaj. Por nëse na pyesni si gatuhet mund t’ju themi vetëm kaq: me ujë dhe agar (një lloj xhelatine). Për më shumë ju ftojmë të shihni videon.

Raindrop Cake Looks Awesome And Is Almost Zero CaloriesThis raindrop cake is making its U.S. debut.

Posted by The Huffington Post on Thursday, 31 March 2016

Komento
Shperndaje