Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Donuts (petulla amerikane)

Donuts (petulla amerikane)
May 09
21:09 2017

Përbërësit për 12 petulla:

  • 250 g miell manitoba
  • 250 g miell
  • 250 ml qumësht i ngrohtë
  • 75 g gjalpë në temperaturë ambienti
  • 70 g sheqer
  • 1 lugë e vogël me ekstrakt vanilje
  • 15 g maja birre e freskët
  • 2 vezë në temperaturë ambienti
  • gjysmë luge të vogël kripë

Për sipërfaqen

  • 10 lugë sheqer pluhur
  • 2-3 lugë ujë të ngrohtë sa mjafton

Për dekorin:

  • Copëza çokollate tipike për zbukurimin e ëmbëlsirave për fëmijë, i gjeni gjithandej.

Përgatitja:

Shkërmoqni majanë e birrës në një enë ku do të shtoni 1 lugë sheqer i  marrë nga masa e përbërësve dhe pak qumësht të ngrohtë po i marrë nga masa e përbërësve. Shkrijeni  mirë majanë dhe sheqerin me qumështin.

Bashkoni të dy llojet e miellit në një brumatriçe ose në tas nëse do ta zini me dorë dhe shtoni në të përbërjen me maja.  Shtoni dhe qumqshtin që mbeti, vezët, sheqerin, vaniljen, kripën dhe përziheni derisa të krijohet brumë. Më pas shtoni dhe gjalpin e prerë në copëza të vogla dhe punojeni përsëri derisa burimi të mblidhet mirë dhe të jetë i ngjeshur. Lyeni një tas të thellë me gjalpë dhe vendosni brumin në të.

Mbulojeni me një beze ose qese dhe lëreni të vijë në furrë me dritën  e saj ndezur për rreth 2 orë.

Më pas, pluhurosni me miell tavolinën e  punës dhe punojeni brumin  derisa të formoni një top.

Hapeni me okllai deri  sa të keni një petë në trashësinë 1 cm.

Me një rreth gote ose forma të përshtatshme prisni forma rrethore nga peta.

Me një tjetër formë shumë të vogël në diskun që keni prerë bëni një tjetër prerje. Sikur po bëni kamerdare.

Nga letrat e furrës prisni katrorë letrash në madhësinë e petullës dhe rendisni petullat një nga një në to.

Vendosini përsëri në furrë me dritën ndezur për t’i lënë përsëri të vijnë për nja 40-45 minuta.

Kaloi edhe kjo kohë pushimi vendosni rreth 1 litër vaj kikirikësh të nxehet dhe skuqni një nga një petullat në të nga të dyja anët.

Kullojini  dhe thithjani vajin e tepërt me letër kuzhine. Lërini të ftohen.

Tani përgatisni veshjen me sheqer të ngrirë. Përzieni sheqerin pluhur me nga një lugë ujë të ngrohtë herë pas here derisa shikoni të bëhet një krem  lisho dhe me konsistencë.

Ngjyeni një nga një petullat në këtë përbërje dhe lërini të thahen në një tavë me letër furre poshtë. Sipër spërkateni me copëza çokollate ose sheqerka me ngjyra./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

 

 

Shperndaje