Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Domate të thata nën vaj të bëra në shtëpi

Domate të thata nën vaj të bëra në shtëpi
April 24
19:20 2018
Përbërësit:
2 kg Domate Qershizë
2 lugë gjelle Kripë e trashë
Për marinim
1 kok e plotë Hudhra
Reth 700 ml Vaj ulliri
Disa degë Borzilok
Disa degë Trumëz
Disa degë Rigon
3-4 cop Spec djegës

 

Lani domatet dhe thajini mirë me beze kuzhine. Ndaini në mes dhe shtrojini në një tavë me letër furre poshtë, të jenë të shtrira mirë jo sipër njëra tjetrës. Spërkatini me kripë të trashë dhe piqini  në furrën e nxehur më parë në 80°C  dhe lërini të thahen mirë derisa të jenë gati. Në minutat e fundit ngrijeni pak temperaturën e furrës në 100°C dhe hapeni paksa derën e saj që lagështia të dali e gjitha jashtë. Lëreni dhe rreth 10 minuta në këtë mënyrë.

Kur të jenë gati vendosini në kavanoza dhe brenda shtoni dhe hudhra të prera në feta, spec djegës të prer në feta,  deg rigoni, trumëze dhe borziloku. Mbulojini  me vaj ullir ekstra të virgjër 1 gishtë sipër domateve. Mbyllini me kapak.

Më pas mund të vazhdoni me zierjen e kavanozave për ti ruajtur gjatë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje