Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Domate të thata nën vaj të bëra në shtëpi

Domate të thata nën vaj të bëra në shtëpi
June 26
18:08 2018
Përbërsit:
  • 2 kg Domate Qershizë
  • 2 lugë gjelle Kripë e trashë
PËR MARINIMIN
  • 1 kok e plotë Hudhra
  •  Rreth 700 ml Vaj ulliri
  • Disa degë Borzilok
  • Disa degë Trumëz
  • Disa degë Rigon
  • 3-4 cop Spec djegës
Përgatitja:

Lani domatet dhe thaini mirë me beze kuzhine. Ndaini në mes dhe shtroini në një tavë me letër furre posht, të jenë të shtrira mirë jo sipër njëra tjetrës. Spërkatini me kripë të trash dhe piqini  në furrën e nxehur më parë në 80°C  dhe lërini të thahen mirë derisa të jenë gati. Në minutat e fundit ngrijeni pak temperaturën e furrës në 100°C dhe hapeni paksa derën e saj që lagështia të dali e gjitha jashtë. Lëreni dhe rreth 10 minuta në këtë mënyrë.

Kur të jenë gati vendosini në kavanoza dhe brënda shtoni dhe hudhra të prera në feta, spec djegës të prer në feta,  deg rigoni, trumëze dhe borziloku. Mbulojini  me vaj ullir ekstra të virgjër 1 gishtë sipër domateve. Mbyllini me kapak.

Më pas mund të vazhdoni me zierjen e kavanozave për ti ruajtur gjatë./Blitz.al/

Adda’s All

Komento
Shperndaje