Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Domate jeshile të skuqura

Domate jeshile të skuqura
September 29
20:05 2016

Domatet jeshile janë një varietet i domateve, të cilat konsumohen vetëm të gatuara, nuk kanë fare lëng dhe fara, por nuk duhen ngatërruar me domatet kur janë akoma të papjekura.  Me kalimin e kohës dhe për të mos i bërë ato të rënda u fut si përbërës veza dhe skuqja në vaj.

Përbërësit:

  • 4 domate jeshile
  • 1 vezë
  • 100 g miell 00
  • 100 g miell misri
  • vaj kikiriku  për skuqje
  • pak kripë dhe piper i zi
  • 1 lugë e vogël sheqer.

Përgatitja:

Lajini dhe pritini domatet në feta rreth 1 cm, hidhuni kripë dhe vendosini në një kullesë makaronash dhe lërini kështu për rreth 30-40 minuta që ato të humbin ujin e tyre të vegjetacionit. Pasi ka kaluar kjo rreshtojini në një sipërfaqe me letër kuzhine poshtë dhe me ndihmën e një letre tjetër thithin ujin e tepërt. Rrihni vezën me pak kripë dhe piper të zi. Në një enë tjetër bashkoni dy llojet e miellit me sheqerin, përziejini mirë. Vendosni mjaftueshëm vaj të nxehet, mund ta kuptoni që është i nxehur duke zhytur një kunj druri në të; nëse bulëzon anash, është gati. Kaloni domatet fillimisht te veza, pastaj te miksi i miellit. Vendosini te skuqen dhe kur të kenë marrë ngjyrë të bukur të artë janë gati, kullojini dhe vendosini sipër një letre kuzhine që t’u thithet vaji i tepërt. Kriposini përsëri nëse dëshironi./Blitz.al/

Burimi Adda’s All

collage-pomodori-verdi-fritti-1024x655

 

Komento
Shperndaje