Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime

Dhurata ime për festa – Gjel i mbushur me bollgur dhe perime
December 31
17:37 2017

Përbërsit:

  • rreth 2 kg. Gjel
  • 1 gotë Bollgur
  • 1 gotë Bizele
  • Një dorë Kerpudha Porçini
  • Një dorë Ullinjë pa bërthamë
  • 2 lugë Rrush të thatë
  • 2 Karrota
  • 2 lugë Vaj ulliri
  • 4 lugë Kokrra Shege
  • 1 thelb Hudhra
  • 2 Qep të njoma
  • 1 lugë të vogël Kripë
  • Pak Piper të zi
  • Një dorë Bajame
  • Disa degë Trumëz
  • 1 Spec djegës

 

Përgatitja:

Jepini një valë gjelit në ujë me kripë për rreth 20 -25 minuta ( jo me shumë pasi i prishet forma)

Kullojeni dhe lëreni të ftohet.

Lëngun e tij filtrojeni dhe ruajeni mënjanë pasi na nevojitet për zierjen e bollgurit.

Gjalpin përziejeni i me kripën, piperin, lëkurat e limonit dhe sapo gjeli të jetë ftohur lyejeni me këtë përbërje duke e masazhuar mirë e mirë.

Kriposeni paksa gjelin edhe nga brenda.

Në lëngun e tij zieni bollgurin për 10 minuta. Kullojeni dhe ruajeni mënjanë.

Vendosni rrushin e thatë të njomet në ujë të ftohtë. Kur të jetë gati shtrydheni mirë me duar dhe ruajeni mënjanë.

Grini imët qepën dhe hudhrën dhe vendosini të kaurdisen me vajin e ullirit.

Shtoni karrotat dhe kërpudhat të prera në kubikë të vegjël, bizelet, gjethet e trumzës, dhe lëreni të gatuhen derisa perimet të jenë zbutur paksa dhe janë thekur në sipërfaqe./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje