Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dardhë të pjekura me gorgonzola dhe mjaltë

Dardhë të pjekura me gorgonzola dhe mjaltë
January 25
09:46 2018

Antipastat janë ushqimi i krijuar për perëndit, pastaj të shoqëruara me një gotë verë bëhen hyjnore. Sot për ju po sjell këto dardhë të karamelizuar me mjalë, arra dhe gorgonzola. Një ide e mirë për aperitivin e #tëdielave .

Lani dardhët dhe ndajini në dyshë.

Pastroni mesin duke i hequr farat dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë, shtoni disa thelpinjë arra të qëruara. Mbulojeni me pak gorgonzola, spërkateni me pak mjaltë dhe futini në furrën e ngrohur më parë të piqen në 180°C për 20 minuta ose derisa shikoni që janë karamelizuar mirë.

Thekni disa feta buke dhe shërbeji akoma me pak mjaltë sipër.

E padyshim hapeni një shishe Rosé me shije frutash për t’i shoqëruar. /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje