Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cupcake me Nutella

Cupcake me Nutella
June 30
20:55 2016

E kush është ajo femër nuk i adhuron këto ëmbëlsira kaq të bukura dhe super të shijshme! Të zbukuruara me gjërat më femërore ato marrin shpeshherë formën e një vepre arti. Unë sot i solla të përgatitura me Nutella.

Përbërësit për 8 copë

  • 60 g miell
  • 60 g sheqer
  • 60 g gjalpë në temperaturë ambienti
  • 1 vezë në temperaturë ambienti
  • 4 lugë Nutella
  • 1 lugë kakao e zezë pa sheqer
  • 1 lugë kafe pluhur maja për ëmbëlsira
  • Frosting-krem për dekorimin e ëmbëlsirave

Përgatitja:

Në një enë paksa të bollshme rrihni sheqerin me gjalpin e shkrirë me ndihmën e rrahësit elektrik deri sa të bëhen krem. Shtoni vezën dhe vaniljen, gjithmonë duke i përzierë. Shtoni Nutella-n.

Bashkoni miellin me pluhurin maja për ëmbëlsira dhe kakaon duke e shtuar  tek ena me vezë dhe sheqer me anën e sitës, në mënyrë që mos të bëhen kokrriza dhe përziejini mirë me ndihmën e një luge druri ose spatule gome deri sa të përfitoni një masë lisho dhe homogjene. Shpërndajeni brumin në tepsinë e formave për “cupcake” të veshura me letrën përkatëse të këtyre ëmbëlsirave dhe shtoni brumin pa kaluar gjysmën e formës, pasi brumi duhet të arrijë gjatë ardhjes anët e formës, por jo të derdhet.

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/cupcake-me-nutella/

Etiketimet
Shperndaje