Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Crumble” krambëll kumbullash

“Crumble” krambëll kumbullash
January 31
09:55 2018

Në një tigan me fund që nuk ngjitë vendosni kumbullat e prera në katërsh të karamelizohen me gjalpin, sheqerin integral dhe lëngun e limonit. Shtoni kanellën pluhur dhe lëreni derisa masa të humbi lëngun që ka lëshuar dhe të karamelizohen mirë.

Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht.

Përgatisni “krambëllin” duke bashkuar miellin me sheqerin dhe gjalpin e prerë në kubik të vegjël. Shkërmoqeni të gjithë masën me duarë duke formuar një masë ranore.

Me këtë masë mbuloni  paksa sipërfaqen e një tave drejtkëndore të lyer me gjalpë, shtoni sipër kumbullat e karamelizuara në tërë sipërfaqen, mbulojeni përsëri me brumin “krumbell”

Vendoseni në furrë e nxehur më parë në 200°C për 20 minuta, shikoje pak vetë me sy kur është e kuqerremtë dhe kërce. Shërbejeni të ngrohtë dhe nëse doni me akullore me vanilje sipër për ta bërë edhe më të shijshme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje