Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çomlek me mish viçi

Çomlek me mish viçi
November 21
18:29 2016

Përbërësit:

  • 300 g mish viçi tul
  • 500 g qepujka
  • 1 lugë koncentrat domatesh
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 gotë e vogël konjak
  • 2 shkopinj kanellë
  • pak kripë dhe piper të zi
  • 2 gjethe dafine
  • 1 filxhan kafe uthull e kuqe

Përgatitja:

Prisni mishin në copa të vogla dhe vendoseni të kaurdiset me vajin e ulliri, shtoni qepujkat e qëruara dhe kaurdisini së bashku në zjarr të ngadaltë për disa minuta. Shuajeni me konjak dhe uthull të kuqe, lëreni të avullojë dhe shtoni salcën e domateve. Sapo salca të shkrijë, shtoni kripë dhe piper të zi, gjethet e dafinës, shkopinjtë e kanellës, mbulojeni me ujë dhe mbylleni mirë. Lëreni të ziejë në  zjarr të avashtë për 1 orë ose më shumë derisa gjella të trashet e të ajkoset, mishi të zbutet e të ndahet lehtësisht.

Para se ta shërbeni, hiqni kanellën dhe dafinën./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje