Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Clafoutis (klafuti), tortë e butë me qershi

Clafoutis (klafuti), tortë e butë me qershi
May 16
20:29 2016

Është një ëmbëlsirë franceze,  e butë dhe me bazë brumi si të krepave. Përgatitet me frutat e stinës dhe më e famshmja është ajo me qershi. Një ëmbëlsirë e thjeshtë për t’u përgatitur. Thuhej që fshatarët francezë e përgatisnin me qershitë e egra dhe bërthama e tyre lëshonte një erë shumë të mirë gjatë pjekjes.

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 500 g qershi
  • 100 g sheqer
  • 90 g miell
  • 200 ml qumësht
  • 20 ml konjak ose liker qershie
  • pak vanilje
  • pakëz kripë

Përgatitja:

Lajini qershitë, thajini dhe hiquni bërthamën ose ndajini në mes.

Rrihni vezët me sheqerin derisa të bëhen një masë kremoze dhe shumë e fryrë. Shtoni pak kripë, miellin e situr, vaniljen dhe  përziejini me delikatesë me një lugë ose spatul kuzhine. Shtoni pak nga pak qumështin, gjithmonë duke e përzierë vazhdimisht, pastaj shtoni edhe konjakun ose likerin.

Lyeni një tavë me gjalpë dhe lyeni komplet tavën me sheqer. Rendisni të gjitha qershitë në tavë dhe sipër shtoni brumin. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 45-50 minuta. Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni të ngrohtë me sheqer pluhur sipër nëse dëshironi.

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje