Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Chips (patatina) me panxhar

Chips (patatina) me panxhar
November 10
15:28 2016

Këto patatina” jo vetëm që më heqin urinë, por kanë edhe vlera ushqyese. Duhet vetëm pak kohë në dispozicion për t’i realizuar dhe mund t’ua jepni edhe fëmijëve.

Përbërësit:

  • panxhar
  • pak kripë

Përgatitja:

Qëroni panxharin dhe vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm për 10 minuta, hiqeni dhe lëreni të ftohet. Pastaj  priteni shumë hollë. Unë përdor mandolinën ose qëruesen e patateve për t’i prerë në fleta shumë të holla. Vendosini në një tavë me letër furre poshtë dhe thani ujin e tepërt me letër kuzhine. Vendoseni në furrë në 100° Celsius dhe lërini të thahen derisa të theken mirë dhe të bëhen kërce. Kriposini dhe lërini të ftohen./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje