Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Cheesecake pa pjekje me reçel qershie

Cheesecake pa pjekje me reçel qershie
June 03
21:27 2016

Mendoja t’jua vija më parë këtë recetë që ta përgatisnit për festën e fëmijëve, por ditët në Shqipëri me rrëmujën e tyre s’të lënë të hedhësh asnjë germë. Më në fund gjeta pak kohë t’jua shkruaj.

Përbërësit:

  • 500 g biskota të thata
  • 250 g gjalpë
  • 4 pako “Filadelfia”  naturale
  • 150 g sheqer pluhur
  • lëngu i 1 limoni
  • 200 ml pana e freskët ose pana për t’u formuar (duke parë që në Shqipëri mezi gjendet pana e freskët)
  • 1 majë luge vanilje
  • 4 fleta xhelatinë peshku
  • 2 lugë qumësht
  • reçel qershie për sipërfaqen

Përgatitja:

Vendosni biskotat në blender dhe grijini, pastaj shtoni gjalpin e shkrirë dhe përziejini derisa të bëhet një brumë i njomë. Me këtë masë vishni fundin e një tave dhe anët e saj, ngjesheni mirë dhe nivelojeni. Futeni në frigorifer, jo në ngrirje, për 40 minuta. Ndërkohë, vendosni fletët e xhelatinës në një enë me ujë të ftohtë dhe lërini të zbuten.

Në një enë rrihni panën dhe formojeni paksa, shtoni edhe lëngun e limonit dhe përziejeni përsëri. Në një tjetër enë përzieni “Filadelfian” me sheqerin derisa të bëhen krem, shtoni edhe panën e formuar në të dhe përziejeni mirë që të keni një krem lisho.

Kur xhelatina është zbutur vendoseni të shkrihet në qumështin e nxehur, përziejeni derisa të shkrihet plotësisht. Lëreni të ftohet paska dhe kullojeni. Pjesën e filtruar bashkojeni me kremin. Përziejeni përsëri.

Masën derdheni sipër bazës me biskotë, nivelojeni mirë dhe vendoseni përsëri në frigorifer të mpikset. I duhen rreth 4-5 orë.

Në momentin e servirjes shoqërojeni me reçel qershie sipër.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje