Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çfarë përfitimesh keni nga konsumimi i karotave

Çfarë përfitimesh keni nga konsumimi i karotave
April 08
18:06 2016

Ushqimi i preferuar i Bags Bunnt-it mund t’ju ofrojë më tepër nga sa mendoni.

Karotat janë një burim i shkëlqyer i antioksidantëve dhe burimi më i pasur i provitaminës A dhe Carrotene Beta. Kjo e fundit ju ndihmon shikimin. Aktiviteti i fortë antioksidant i karotenit gjithashtu siguron mbrojtje kundër degradimit makular dhe zhvillimit  të kataraktit të syrit, shkaku kryesor i verbërisë te të moshuarit.

Studimet e shumta në Universitetin Shtetëror në Kansas kanë treguar se nëse jeni të ekspozuar ndaj duhanit ose thënë ndryshe jeni një duhanpirës pasiv, ushqime të pasura me vitaminën A, të tilla si karota, janë një zgjedhje e duhur për të balancuar dëmin. Vitamina A është thelbësore për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e qelizave duke kontribuar kështu në një sistem imunitar të fortë.  Prandaj edhe një karotë në ditë mund të përgjysmojë  mundësinë e kancerit të mushkërive. Karota është e pasur me acid folik, pjesë e grupit të vitaminës B dhe mund të luftojë radikalet e lira, substanca që shkaktojnë kancerin në trupin tonë.

Konsumi i shpeshtë i karotave ka qenë gjithashtu i lidhur me një reduktim 20% në kancerin e gjirit dhe reduktim në 50% në frekuencën e kancerit të fshikëzës, qafës së mitrës, prostatës, zorrës së trashë, laringut dhe ezofagut.

Por ju duhet t’i ruani karotat larg produkteve si mollë, dardha, patate e fruta dhe perime që prodhojnë gaz etilen, pasi ekspozimi ndaj këtij gazi i bën ato të hidhura.

Përveç gjithë të mirave të mësipërme, karota është e pasur në fibra dhe ka pak kalori. 100 gramë karota të japin vetëm 48 kalori dhe për këtë arsye janë ideale për personat që janë në dietë.

Fibra në karota ndihmon në funksionin e duhur të zorrëve dhe për të parandaluar kapsllëkun. Atë mund ta konsumoni në mënyrë natyrale apo nëpërmjet lëngjeve të kombinuara.  Në qoftë e konsumoni çdo mëngjes, nuk ka asnjë dyshim se jeni duke i bërë mirë trupit.

Etiketimet
Shperndaje