Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Camembert në furrë

Camembert në furrë
November 04
17:46 2016

Emblema  franceze e rajonit të Normandisë dhe djathi francez që preferoj më shumë.  Me recetën e sotme do ta preferoni edhe ju. E di që gjendet edhe në Shqipëri, ndaj e solla në formën e një antipaste.

Përbërësit:

  • 1 djathë “camembert”
  • pak vaj ulliri
  • 1 hudhër
  • pak rukola
  • disa kokrra shege

Përgatitja:

Zhvisheni djathin nga mbështjellja e tij dhe vendoseni përsëri te kutia që zakonisht është prej kashte. Bëni disa të çara sipër tij dhe fusni brenda hudhrën e prerë në feta. Shtoni pak vaj sipër dhe futeni në furrën e nxehur në 200° për rreth 20 minuta.

Nxirreni dhe shtoni sipër rukola të grirë dhe kokrra shege. Shërbejeni me copëza buke të thekur./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje