Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Çaj dhe lëng pjeshke me xhenxhefil

Çaj dhe lëng pjeshke me xhenxhefil
June 18
12:48 2017

Përbërësit për rreth 4 litra lëng:

  • 2 kilogramë pjeshka
  • 1 rrënjë xhenxhefil
  • 4 litra ujë
  • 2 lugë mjaltë ose shurup agave, panje ose sheqer

Përgatitja:

Ndani pjeshkat në dysh dhe hiqjani bërthamën. Vendosini në një enë ku do të shtoni dhe 4  litra ujë, rrënjën e xhenxhefilit të qëruar dhe prerë në feta dhe vendoseni në zjarr të ulët të ziejë rreth 35-40 minuta derisa brumi i pjeshkave të jetë copëzuar dhe zbutur mirë.

Një pjesë lëngu filtrojeni për të pasur një çaj të ftohtë të hollë si ai i kuqi në foto.

Hiqni xhenxhefilin nga pjeshkat shtoni mjaltin ose ëmbëlsuesin që keni përdorur dhe jepini një të bluar  me mikserin në zhytje.

Këtë masë filtrojeni dhe lëngun e përfituar ndajeni nëpër vazo qelqi. Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe lëngun e gjysmë limoni para se ta bluani.

Lëreni në frigorifer të ftohet mirë para se ta konsumoni.

Shënim: (Zgjat 3 ditë nëse ruhet në frigorifer.  Për ta ruajtur më gjatë mund ta ndani kur është i nxehtë në shishe qelqi dhe shishet t’i zieni njësoj si procedura e zierjes së reçelit.)/Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje