Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Byrek role me hithra dhe djathë të bardhë

Byrek role me hithra dhe djathë të bardhë
July 25
18:44 2017

Përbërsit:

  • 1 pako me peta byreku
  • 300 gr. djathë të bardhë
  • 700 gr. hithra
  • 2 lugë miell
  • 1 vezë
  • gjysëm gote qumësht
  • 1 lugë të vogël kripë
  • pak piper të zi
  • pak majdanoz
  • 3-4 lugë fara suzami të zi dhe të bardhë
  • 3 lugë vaj ulliri

Përgatitja:

Pastroni me doreza hithrat dhe grijini trashë. Po me doreza shtypini me pak kripë dhe piper. Shtoni vezën e rrahur me qumështin dhe miellin.

Përziheni dhe në fund shtoni djathin e shkërmoqur, majdanozin e grirë  dhe dy lugë vaj ulliri.  ( nëse ju duket shumë e lëngëshme mund ti shtoni akoma pak miell)

Hapni fletët e byrekut dhe vendosni për së gjati në mesin e tyre pak gjellë me hithra. Dy  prej tyre,  palosini anët dhe mbështilleni në fomën e një roleje.

Vendoseni në tave me letër furre poshtë. Vijoni kështu dhe për pjesën tjeter të mbetur të produkteve. Me ndihmën e  një peneli kuzhine lyeni të gjithë siperfaqen e cilindrave të byrekut. Spërkatini me fara suzami dhe piqini në furrën e nxehur më parë në 180°C për 30minuta./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Komento
Shperndaje